Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të dyshuarit Kanun Musshabanaj, i cili dyshohet se ka goditur babain e tij me sëpatë në kokë.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Musë Povataj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Pejë. Paraburgimi është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Paraburgimi fillon nga data 6 shkurt, ora 04:00 dhe do të zgjasë deri më 6 mars 2026. Fillimisht, i pandehuri do të qëndrojë në Repartin e Psikiatrisë në Pejë për trajtim shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.








