spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Vendimi për të pranuar migrantë të deportuar nga SHBA-ja, DASH: Jemi mirënjohës ndaj Kosovës në këtë prioritet kyç të Administratës Trump

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga shtetet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëndrimi i deri në 50 personave në vend , të cilët më pas do të kthehen në vendet e tyre të origjinës  do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministra e Punëve të Brendshme.

Vendimi është miratuar dje në Qeverinë e Kosovës. Lajmi është transmetuar edhe në mediat ndërkombëtare.

Rrjeti amerikan CBS News ka raportuar se si vendi i vogël evropian ka vendosur të pranojë migrantët e deportuar nga SHBA.

Nuk është e qartë se kush saktësisht mund të dërgohet nga SHBA-të në Kosovë ose nga cilat vende do të jenë ata, thuhet në artikull.

Në një deklaratë për CBS News, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur mirënjohje ndaj Kosovës pas vendimit për pranimin e shtetasve të huaj që janë dëbuar nga territori i SHBA-së, duke kujtuar se ky është një prioritet i lartë i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

“Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, shtoi Departamenti i Shtetit.

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, presidenti Trump ka nisur një fushatë kundër emigracionit të paligjshëm, çka ka nxitur edhe protesta në SHBA. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit