spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, SHBA do zhbllokim të situatës: Kosova po humbet mundësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga udhëheqësit politikë të veprojnë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe krijuar institucionet e reja.

Ambsada e ShBA-së konstaton “mundësi të humbura” për Kosovën si pasojë e bllokadës disa mujore.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lëshuar vendimin e saj dhe lidershipi politik duhet të punojë së bashku për t’i formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, kështu thuhet në një përgjigje.

“Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre t’i përmbushin angazhimet e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit. Ky bllokim I vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që lidershipi të prioritizojë progresin dhe stabilitetin në dobi të qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit