Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të pesëmbëdhjetë në formë elektronike, ku ka marrë disa vendime të rëndësishme.
Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për zgjerimin e listës së mallrave në Aneksin A të ligjit për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.
Po ashtu, qeveria ka aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.
Në të njëjtën kohë, është miratuar në parim edhe nisma për Amendamentin Nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimi Evropian, që lidhet me programin IPA 2019, pjesa e parë.









