spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Vëllezërit Muriqi, dikur bënin telashe një ish Jugosllavi – ja ku jetojnë

Fadil e Xhevdet Muriqi, legjendat e futbollit të Kosovës, sot u takuan me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Fadil Muriqi me het-trik (3:2) kishte dridhur Velezhin e Mostarit në pranverën e vitit 1986 dhe Xhevdet Muriqi me dy gola (2:0) Dinamon e Zagrebit në verën e vitit 1984!

Vëllezërit Muriqi, dikur bënin telashe një ish Jugosllavi, Fadili jeton e vepron në Australi.

Xhevdeti aktualisht është kthyer nga Gjermania dhe jeton e vepron në Kosovë.

“Sot pata kënaqësinë që, pas dy vitesh, të mirëpres sërish në vizitë në FFK, dy emrat e shquar të gjeneratës së artë të KF Prishtina, vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.

Takimet me vëllezërit Muriqi janë gjithmonë të veçanta, sepse përveç kujtimeve të bukura, ato sjellin edhe reflektim mbi rrugën që ka kaluar futbolli ynë nga periudhat sfiduese e deri tek progresi i sotëm.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe bashkëlojtari i tyre dhe bashkëpunëtori ynë, Abdyl Bellopoja, vëllezërit Muriqi na përgëzuan për punën e bërë në zhvillimin e futbollit dhe për përparimin e vazhdueshëm të Kombëtares së Kosovës.

Vëllezërit Muriqi i falënderova sinqerisht për këtë vizitë dhe për dashurinë që vazhdojnë ta tregojnë ndaj futbollit të Kosovës, duke iu dëshiruar pushime të këndshme në vendlindje:, ka shkruar Ademi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit