spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Vëllai i Liridona Ademajt akuzon Naim Murselin për zvarritje të gjyqit

Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, i cili konfirmon se Naim Murseli është i aftë mendërisht dhe nuk ka çrregullime psikike.

Ai e cilësoi këtë si një përpjekje të fundit të Murselit për të zvarritur procesin gjyqësor dhe për të shmangur përgjegjësinë penale.

“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit për të vonuar procesin. Tani që kjo u hodh poshtë, presim që drejtësia të veprojë pa vonesa të mëtejshme”, deklaroi Leonard Ademaj.

Sipas tij, Naim Murseli është organizatori kryesor i vrasjes së motrës së tij, në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe me ekzekutorin Granit Plava. Ai kërkoi dënime maksimale për të tre, duke thënë se drejtësia duhet të japë një mesazh të qartë kundër veprave të tilla kriminale.

“E dimë që Liridona nuk kthehet më, por duam drejtësi për të dhe një paralajmërim për të gjithë ata që mund të planifikojnë krime të tilla”, shtoi ai.

Ai gjithashtu bëri me dije se seanca e radhës për këtë rast do të mbahet të hënën, duke i kërkuar gjykatës që të mos lejojë më vonesa në këtë proces që ka tronditur publikun dhe ka lënë një plagë të thellë në familje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit