Avdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se katërshja e UÇK-së është dënuar vetëm për fjalë, duke e cilësuar të pakuptimtë dhe tërësisht të paarsyeshëm vendimin e Speciales.
Sipas tij, vendimi nuk përfaqëson atë që, sipas tij, është vullneti i popullit të Kosovës, ndërsa ka shprehur shpresën se një shkallë tjetër gjyqësore do ta shqyrtojë rastin më me arsyeshmëri.
“Dikush tjetër po vendos në emër të popullit të Kosovës. Shpresojmë një shkallë tjetër e shqyrton më arsyeshëm”, ka thënë ai.








