spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Vëllai i deputetit të VV-së emërohet sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes

Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është emëruar si sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai është emëruar në këtë pozitë, bazuar në një votim në mënyrë unanime të kabinetit qeveritar në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.

Propozim-vendimin për emërimin e Dugollit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm e prezantoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Më lejoni që në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, të propozojë për shqyrtim dhe miratim vendimin me anë të së cilit kërkohet emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Propozimi bazohet në raportin e komisionit vlerësues për zhvillimin e të gjitha fazave të procedurave të pozitave të larta drejtuese, përkatësisht për zgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Gafurr Dugolli”, tha Maqedonci.

Gafur Dugolli është vëllai i Enver Dugollit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje që udhëheq koalicionin qeveritar. Enver Dugolli është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili mbikëqyr punën e Ministrisë së Mbrojtjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit