spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Vëllai i Anita Haradinajt martohet, Ramushi ndan momente unike

Një ditë e veçantë për familjen Muçaj!

Sonte, Learti – vëllai i Anita Haradinaj – i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni martese madhështore, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Sabinën. Dasma po zhvillohet në një nga lokalet më luksoze të kryeqytetit dhe është shoqëruar me shumë emocione, elegancë dhe fytyra të njohura të jetës publike.

Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëshorti i Anitës, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa fotografi nga ceremonia, duke përcjellë një urim të përzemërt për çiftin: “Një kapitull i ri jetësor i nisur për Leartin dhe Sabinën. Qofshit të bekuar në jetë!”

Në fotografitë e publikuara shihet çifti i lumtur pranë familjarëve dhe miqve të afërt.

Ceremonia ka mbledhur një numër të madh të të ftuarve, përfshirë figura publike e të njohur nga jeta kulturore dhe politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit