Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Mallorca-s, Vedat Muriqi, vazhdon me formën e lartë dhe me shënimin e golave në Kampionatin e Spanjës.
Futbollisti Muriqi në minutën e 30-të ka barazuar rezultatin (1:1).
Përballja mes Rayo Vallecons dhe Mallorca-s, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 2:1.
Për fitoren Vallecanos shënuan de Frutos (4′) e Palazon (42′ nga penalltia).
Vallecano mbetet pa një lojtar në minutën e 80-të, përjashtohet Valentini por kjo epërsi numerike nuk u shfrytëzua nga mysafirët.
Marash Kumbulla u paraqit standard te Mallorca.
Futbollisti shqiptar Ivan Balliu është aktivizuar nga minuta e 38-të në fitoren e Vallecanos.
Pas javës së 19-të në kampionatin spanjoll, Vallecano renditet në vend të 10-të me 22 pikë, ka 4 më shumë se Mallorca që është në të 17-tin në klasifikim.








