Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka ‘konfirmuar’ kalimin e Vedat Muriqit te Fenerbahçe, nga Mallorca.
Sipas gazetarit italian, Feneri do të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e Muriqit, pas zgjedhjes së presidentit të ri, Aziz Yildirim, i cili e kishte objektiv sulmuesin.
“Pirati dardan” tashmë veçse është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi turk.
Muriqi do të rikthehet në Stamboll te Feneri, pasi kishte luajtur aty një sezon.
Ylli i kombëtares së Kosovës kishte luajtur në sezonin 2019/20 me fanellën verdhëeblu.
Gjatë periudhës së tij të parë te Feneri, Muriqi kishte shënuar 15 gola dhe kishte dhuruar 5 asistime në Superligën turke.
Ndërkohë, në sezonin që sapo e lamë pas, Muriqi pati një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual, duke shënuar 23 gola në La Liga me Mallorcën.
Mirëpo, në aspektin ekipor, ishte sezon i dështuar, pasi Mallorca ra nga La Liga, duke përfunduar në vendin e 18-të në tabelë, me 42 pikë.










