Vedat Muriqi lë pa frymën spanjollët, e pabesueshme, po e rrezikon Mbappen

Mallorca i falet në barazim Vedat Muriqit!

Mallorca ishte duke udhëhequr deri në minutën e 89-të me rezultat 0:2 dhe çuditërisht pësoi dy gola në fund të takimit.

Mallorca ka barazuar si mysafir me rezultat 2:2 ndaj Osasunës, në kuadër të javës së 27-të të

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili realizoi të dy golat për skuadrën e tij.

Muriqi kaloi Mallorca-n në epërsi në minutën e 35-të.

Pas një gabimi të madh të portierit Herrera, sulmuesi Muriqi përfitoi nga rasti dhe e dërgoi topin në rrjetë me gjoks për rezultatin 0:1.

Media spanjolle “Marca” e përshkroi aksionin si gol që erdhi “pas një gabimi të tmerrshëm të Herrerës”.

Në minutën e 61-të, Muriqi vulosi fitoren. Ai mashtroi dy mbrojtës dhe nga rreth 14 metra goditi saktë në këndin e majtë, duke lënë pa fjalë portierin Herrera për rezultatin 0:2.

Ky ishte goli i 18-të i sezonit në La Liga për Muriqin, i cili tashmë është pesë gola prapa liderit të golashënuesve, Kylian Mbappes.

Në minutën e 73-të Mallorca mbetet pa një lojtar, Virgili u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje nga prapa.

Në minutën e 81-të edhe Garcia i Osasunës u përjashtua me karton të kuq.

Në minutën e fundit, Barja ngushtoi rezultatin në 1:2.

Budimir në minutën e 90+4 realizoi për 2:2 duke shmang humbjen e Osasunës.

Pas kësaj ndeshjeje, Osasuna mban vendin e 10-të me 34 pikë, ndërsa Mallorca është në vendin e 18-të me 25 pikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit