Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë.
KQZ ka njoftuar se sonte në ora ora 23:59 përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave për deputetë.
“Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Janë 141 kandidatë që i përfaqësojnë subjektet politike në fjalë:
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë;
dhe FJALA – 20 kandidatë.
“Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.






