Ish-deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj raportimeve për një koalicion të mundshëm mes Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Ajo ka deklaruar se një bashkëpunim i tillë ka ekzistuar prej kohësh dhe se zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë së shpejti në Prishtinë.
Matoshi ka kritikuar këto zhvillime duke i quajtur “pazare”, ndërsa ka theksuar se vetëm Albin Kurti dhe Vetëvendosje mund t’u bëjnë ballë këtyre partive, duke përmendur edhe synimin për një mbështetje më të madhe elektorale.
Reagimi:
Tash mora vesh qe kishin fillu koalicionet e para!
ldk-pdk p’e zyrtarizojkan neser ne Prishtine.
Loçkat e mija, na krejt e kemi dite qe keta moti jane bashke.
Perpin pdk-ja e ka bo kryetar. Po keta kane flejt moti bashke, moti ka hy dhonder pdk-ja me ldk, tash veq po e zyrtarizojne ne leter.
Njejte bre jane, pazare gjithandej. Po normal qe veq Albini ju bon balle ktyne baloshav!
Jo 51, po 61% kysmet!









