spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Vdes veterani i UÇK-së, Menduh Brava 

Ka vdekur veterani i luftës, zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 “Gafurr Loku”, si dhe ish-kryetar i OVL UÇK, dega Hani i Elezit, dhe anëtar i Kryesisë Qendrore, Menduh Brava.

Lajmin e ka bërë të ditur OVL-UÇK, me çrast i shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i luftës, zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 “Gafurr Loku”, si dhe ish-kryetar i OVL UÇK, dega Hani i Elezit, dhe anëtar i Kryesisë Qendrore, MENDUH BRAVA.

OVL UÇK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit