Vdes veterani i UÇK-së, Hasan Isufi

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjakovë, Hasan Isufi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasan Isufit, njërit prej aktivistëve të parë të Aleancës në Gjakovë, ish-kryetar i nëndegës në Osek Hylë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare. Hasani do të kujtohet për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Isufi, miqve dhe gjithë aktivistëve tanë në Gjakovë. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit