Ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu ka vdekur pas një aksidenti tragjik, shkruan GazetaKosova.net
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë vëllai i tij, hoxha Osman Musliu
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Të dashur familjar, miq e dashamirë, ju lajmërojmë së vllau ynë e luftëtari i lirisë së Kosovës, Limani para disa orëve ka ndërruar jetë. Dhimbja asht e madhe, e lusim Zotin që ta merr në rahmetin e tij e neve ishalla na forcon e na çon sabrin!
Varrimi asht ditën e hanë! Për orën e saktë do ju lajmërojmë me kohë”, ka shkruar hoxha Musliu.









