spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Vdes Rahaman Ali, vëllai i legjendës së boksit Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai i vogël i ikonës së boksit Muhammad Ali, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga Qendra Muhammad Ali në Louisville, qytet ku ai jetonte dhe kontribuonte për dekada si pjesë aktive e komunitetit.

I lindur më 18 korrik 1943, Rahaman, i njohur më parë si Rudolph Clay, ndoqi për një periudhë rrugën e boksit profesional (1964–1972), por më vonë e kaloi jetën në shërbim të të tjerëve, duke dhënë ndihmë për njerëzit në nevojë.

“Sa herë organizonim aktivitete për ndihmë sociale, Rahaman dhe bashkëshortja e tij ishin gjithmonë aty. Ishin të fundit që largoheshin, duke ndarë ushqim e rroba me njerëzit në nevojë”, tha Wanda McIntyre nga Kisha Baptiste “King Solomon”.

Pas konvertimit në Islam, ai ndryshoi emrin në Rahaman, dhe mbeti një figurë e dashur në Louisville për përkushtimin e tij të heshtur dhe frymëzues.

“Një rrufe e qetë” e quajti aktivisti Ray Barker, duke përkujtuar shembullin e tij si mentor për të rinjtë dhe ndihmës për komunitetin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit