spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Vdes papritur një grua në oborrin e Komunës së Rahovecit – rasti në hetim nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rahovec, ku një grua ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Fahrije Krasniqi (1984), e cila kishte shkuar në Komunën e Rahovecit, në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”, për çështje administrative.

Sipas deklarimit të dëshmitarit J.D, kunati i viktimës, rreth orës 13:20, ata kishin shkuar bashkë me veturë VW Golf IV, ngjyrë e zezë, për të dorëzuar dokumente lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Pas përfundimit të procedurave në komunë, ndërsa ndodheshin në oborrin e institucionit, viktimës i ka rënë të fikët brenda automjetit.

Dëshmitari e ka dërguar menjëherë viktimën në QKMF Rahovec, por sipas mjekut kujdestar, ajo kishte mbërritur pa shenja jete. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë, nuk është arritur rikthimi i saj në jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Rahovec, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit, për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit