Vdes papritur një 68-vjeçar në Malishevë – gjendet i gjakosur pranë QKMF-së, dërgohet për obduksion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Malishevë, ku një 68-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, pak minuta pasi kishte marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Sipas burimeve të Gazetës rasti është raportuar më 11 tetor 2025, rreth orës 23:30, kur nga QKMF Malishevë është njoftuar policia për një person pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si Shefshet Morina rreth 68-vjeçar, ndërsa djali i tij, ka treguar se e kishte dërguar babain për trajtim mjekësor, pasi ky i fundit kishte pasur probleme shëndetësore. Pas marrjes së tretmanit, ata kishin dalë për të blerë barna në barnatoren “Triti Farm”, afër QKMF-së, por kur djali ishte kthyer, e kishte gjetur babain të rrëzuar në tokë dhe të gjakosur në kokë.

Ekipi mjekësor ka intervenuar menjëherë, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Në vend kanë dalë njësitë e hetimeve të Stacionit Policor Malishevë dhe Hetimet Rajonale të DRP Gjakovë, të cilat kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë njoftuar Prokurorin e Krimeve të Rënda.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML Prishtinë për obduksion, që pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo për ndonjë shkak tjetër të jashtëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit