Ka ndërruar jetë Agim Zymi, ish futbollist i mirënjohur.
Zymi i takon gjeneratës së Prishtinës në vitet e 70-ta kur garonte në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes.
Zymi ka qenë prej futbollistëve më të dalluar të Prishtinës.
Ai ka qenë pjesë e gjeneratës së Faton Domit, Burim Hatipit, Agim Canës, Rasim Thaçit (Cima), Sabit Dallkut, Erdogan Celinës, Bedri Lotës, Shefqet Sinanit, Favzi Ramës, Fadil Muriqin, Xhelal Kaçit, Basrullah Shehun, Shaban Zeqirin, Ismet Shuftën etj..
“Sot papritmas ndërroj jetë në moshën 75 – vjeçare axha, Agimi.
Veteran i futbollit, ish lojtar i KF Prishtina, dhe ndër mishtarët më të vjetër në Prishtinë.
Allahu e shpërbleftë me xhenet.
Varrimi bëhet ditën e enjte, me 15 janar në ora 13:00 ne varrezat e qytetit në Arbëri”, njofton mes të tjera Blend Zymi.








