Vdes një fëmijë në Spitalin e Pejës

Një rast tragjik ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës, ku një fëmijë rreth një vjet e gjysmë ka humbur jetën të enjten.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin, i cili është cilësuar si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Sipas raportit të Policisë, babai i fëmijës ka deklaruar se të mërkurën, më 5 nëntor, e kishte dërguar fëmijën në spital për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Pas trajtimit të marrë atë ditë, mjekët e kishin liruar në shtëpi.

Mirëpo, një ditë më vonë, të enjten, fëmija është dërguar sërish në spital në gjendje të rëndë, ku, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ka ndërruar jetë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit