Vdes një 44-vjeçar në Ferizaj, ra nga ndërtesa ku ishte duke punuar

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në Ferizaj.


Viktima, shtetasi me inicialet R.K., rreth 44 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi, konkretisht nga kati i parë i një ndërtese ku ishte duke punuar.

Zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.


“Sot, më 03.04.2026, policia ka pranuar informatë shtesë se i lënduari R.K. ka ndërruar jetë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës si pasojë e lëndimeve të marra. Është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes”, tha Veseli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit