Vdes në Finlandë 34-vjeçari Arbër Gashi, disa orë pasi kishte marrë pjesë në protestën në Helsinki

Arbër Gashi, 34-vjeçar nga Kosova, ka ndërruar jetë dje në Finlandë. Sipas një postimi të Albi Zogianit, ai kishte marrë pjesë në protestën në Helsinki, ndërsa disa orë më vonë kishte ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Vdekjen e ka njoftuar edhe familja Gashi, përmes një postimi ku ka bërë të ditur se trupi i të ndjerit aktualisht ndodhet në Finlandë. Koha dhe vendi i varrimit do të njoftohen gjatë ditëve në vijim.

Sipas Zogianit, Arbëri kishte shkuar në Finlandë rreth katër vjet më parë, me synimin për të punuar dhe për ta ndihmuar familjen e tij në Kosovë. Ai ishte i vetmi nga familja që jetonte atje.

Në të njëjtin postim është bërë e ditur se familjes do t’i nevojitet mbështetje financiare për kthimin e trupit në Kosovë dhe mbulimin e shpenzimeve përkatëse. Hollësitë për mënyrën e ndihmës pritet të publikohen pasi të sqarohen procedurat.

Shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur në njoftimet e publikuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit