Ka vdekur Bilall Kqiku, i aksidentuari gjatë arratisjes nga Policia, mëson ekskluzivisht Gazeta nga burimet e saja brenda QKUK-së.
Gazeta kishte raportuar se Bilall Kqiku, një nga personat e kërkuar në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 26 mars 2024 në rrugën “Butrinti” në lagjen Kolovicë të Prishtinës, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, më 10 korrik.
Siç raportoi Gazetanë momentin që forcat e rendit kishin ndërhyrë për ta ndaluar, Kqiku kishte tentuar t’i shpëtojë ndalimit duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku po fshihej.
Si rezultat, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në QKUK, ku po trajtohej nën mbikëqyrje të Policisë.
Për pasojë, ai sot ka ndërruar jetë, mëson Gazeta Sinjali, nga burimet e saja brenda QKUK-së.






