Vdes afaristi i njohur, Muharrem Ahmeti

Aeanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se ka vdekur pronari i kompanisë “Tricom”, Muharrem Ahmeti.

Në një postim në Facebook AKB shprehu ngushllime për familjen dhe miqtë e tij.

“Humbje e madhe për botën e biznesit të Kosovës. Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe afaristit të njohur Muharrem Ahmeti, pronar i kompanisë “Tricom”.

Ai ishte njeri i ndershëm, punëtor i palodhur dhe biznesmen me vizion, që la gjurmë të forta në ekonominë e vendit.

Kjo është një humbje e madhe për komunitetin e bizneseve të Kosovës dhe për të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij.

U prehtë në paqe, miku ynë Muharrem Ahmeti”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit