spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Vdes 76-vjeçari në aksidentin e djeshëm në Mitrovicë

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku mbrëmë në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.

Viktima u godit nga një veturë, pësoi lëndime të rënda dhe ndërroi jetë pas trajtimit në SHSKUK.

Trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Më datën 05 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK. Më vonë, autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur”, thuhet në njoftim.


Kurse, dje për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin, Avni Zahiti, i cili njoftoi se policia ka nisur hetimet.

“Rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit