Vdes 64-vjeçari nga Istogu pas lëndimeve në vendin e punës

Një tjetër humbje jete është regjistruar si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Kosovë.

Avdyl Osmanaj, rreth 64 vjeç, nga fshati Gurrakoc i Istogut, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë më 24 qershor gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, Osmanaj kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim në fshatin Zallq të komunës së Istogut, rreth orës 17:25, teksa ishte duke punuar në skelë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Po ashtu, sot në Gjakovë ndodhi një ngjarje tragjike. Dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës. Ata kishin rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit