Vdes 26-vjeçari që ra nga kati i 8-të në Skenderaj

Gazeta raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një i ri ra nga lartësia e një ndërtese banesore.

Bëhet fjalë për Fidan Mulajn, 26-vjeçar nga fshati Runikë, i cili jeton në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.

Ai dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni, duke përfunduar në tokë.

Raportimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila tha se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 27-vjeçar, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

“Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit