Vdes 25 vjeçarja e cila dyshohet se u plagos me armën e zjarrit të bashkëshortit polic

25-vjeçarja dyshohet se u plagos me armën zyrtare të bashkëshortit polic.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Istog, ku një grua e re ka humbur jetën pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se më 20.02.2026 rreth orës 16:00, nga Emergjenca e Istogut është pranuar informacioni për një person të plagosur me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Leonora Maxharraj Shoshi 25 vjeçare, bashkëshortja e zyrtarit policor Valdrin Shoshi, i cili shërben në Njësinë Speciale Operative (NJSO) në Mitrovicë.

Dyshohet se ajo është plagosur në pjesën e abdomenit me armën zyrtare të bashkëshortit.

Sipas stafit mjekësor, 25-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjike emergjente, por përkundër përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, ajo nuk arriti të mbijetojë dhe u konstatua e vdekur rreth orës 19:00.

Rastin po e heton Njësiti i Hetimeve Rajonale në Pejë, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit