Një vajzë e re, 22 vjeçare, Leonita Xhafer Hoti, nga Ratkoci i Rahovecit, ka ndërruar jetë. Insajderi ka mësuar se ajo ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Për këtë ka reaguar, Smajl Latifi, i cili ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.
Latifi ka thënë se lajmin për vdekjen e 22-vjeçares, e ka pranuar me pikëllim të thellë.
Postimi:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares nga Ratkoci, Leonita Xhafer Hoti.
Leonita ishte në përfundim të studimeve në Kolegjin AAB, duke ndërtuar rrugën e saj drejt së ardhmes. Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Leonitën.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë.
Qoftë i lehtë dheu për Leonitën!






