spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Vdekje tragjike në Pejë: I moshuari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvarje

Në vendin tonë, jo rrallë herë raportohet për raste të vdekjeve, ku persona të moshave të ndryshme gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, apo apartamentet ku jetojnë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Pejë, ku një një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Viktima është Rexhep Sejdaj, rreth 84-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje përmes vetëvarjes. Ngjarja është zbuluar nga djali i tij, i cili kishte tentuar ta shpëtonte babain e tij pasi e kishte gjetur të varur në korridorin e shtëpisë.

Sipas informacioneve të para, ai kishte tentuar ta ndihmonte të ndjerin duke e zbritur nga litari, por kishte kuptuar se nuk kishte më shenja jete, me ç’rast kishte lajmëruar menjëherë Policinë.

Me të marr vesh rastin, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku hetuesit rajonalë dhe ekipi mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e 81-vjeçarit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në zhvillim për të sqaruar të gjitha rrethanat.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit