Vdekje e dyshimtë në Zveçan: Gjendet pa shenja jete 77-vjeçari Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Zveçan.
Rreth orës 06:30 të mëngjesit, në rrethojat e një shtëpie në rrugën “Mbreti Pjetër”, është gjetur pa shenja jete Dragolub Ficovic, 77-vjeçar.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka njoftuar njësitë përkatëse. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit të rastit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Hetimet rajonale janë duke u marrë me rastin, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.










