Vdekja tragjike e të riut në Klinë, motra e tij emocionon me fjalë

Një ngjarje tragjike tronditi të mërkurën qytetin e Klinës. Dy persona mbetën të vrarë në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.

Fillimisht Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë, derisa më vonë u konfirmua edhe viktima e dytë. Dorasi është arrestuar.

Siç u raportua mbrëmë viktimat janë kushërinj mes vete. Viktimat e këtij rasti  janë dy të rinjtë A.SH. dhe R.SH po nga fshati Jashanicë.

“Oh jeta jem bre, sot zemra ime vdiq së bashku me nanën o vllavi jem smuj e përballoj vdekjen tane, ti gjithmonë ki me kanë në zemrën teme i gjallë”, këto janë fjalët emocionuese të motrës së ndjerit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit