spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Vdekja e zjarrfikësit në krye të detyrës, reagon Sveçla: Përkushtimi i tij do të mbetet shembull për kolegët e tij

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes tragjike të zjarrfikësit Kaqun Lima, i cili ndërroi jetë të martën derisa ishte në krye të detyrës në Gjakovë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, duke theksuar guximin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Kaqun Lima. Ai humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Përkushtimi i tij në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim”, shkroi ministri.

Ai u shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që patën fatin të punonin me të.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit