Prokuroria Themelore e Prishtinës po vazhdon hetimet lidhur me vdekjen e nipit të politikanit Adem Grabovci. Deri tani, thonë se nuk mund të konfirmojnë shkakun.
Në orët e vona të së premtes që shkoi, një i ri u gjet i vdekur në Prishtinë. Të nesërmen u zbulua se personi që u gjet pa shenja jete ishte Aulon Grabovci, nipi i politikanit, Adem Grabovci.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se tani nuk mund të konfirmojnë shkakun.
“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, Prokuroria Themelore në Prishtinë mund të konfirmoj se një person me inicialet A.G është gjetur i vdekur, trupi i të njëjtit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar për autopsi, kurse deri më tani nuk mund të konfirmojmë shkakun e vdekjes, mirëpo prokurori i shtetit në bashkëpunim me të gjitha organet tjera janë duke e hetuar këtë rast”, thuhet në përgjigje.









