spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me detajet e para

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para lidhur me vdekjen e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi – Shemi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:00.

Sipas tij, pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë njoftimin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka deklaruar Pllana.

Ai shtoi se, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit