Vdekja e Janusz Bugajskit, Kurti: Do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së analistit dhe studiuesit të njohur amerikan, Janusz Bugajski.

Në një reagim në Facebook, Kurti e ka vlerësuar Bugajskin si një intelektual të shquar dhe njohës të thellë të politikës ndërkombëtare, veçanërisht të çështjeve të Ballkanit.

“ Përtej botës akademike, Bugajski shërbeu edhe në administrata amerikane, gjersa ishte aktiv edhe në televizion në emisione të ndryshme. E kam takuar disa herë përgjatë dy dekadave duke filluar prej vitit 1997: te kombinimi i kompetencës me drejtësinë dhe njerëzinë, analisti Bugajski nuk e ka një të dytë.“, shkroi Kurti.

Postimi i plotë:

Kërkues shkencor, autor i shumë librave dhe njohës i politikës së jashtme. Intelekti i amerikanit Janusz Bugajski, krahas integritetit profesional, e bën atë figurë të respektuar në mesin e studiuesve dhe analistëve ndërkombëtarë. Si hulumtues i mirë i çështjeve të Ballkanit, kontribuoi me shkrime e analiza në rritjen e vetëdijes rreth situatës në rajon përgjatë disa dekadave. Përtej botës akademike, Bugajski shërbeu edhe në administrata amerikane, gjersa ishte aktiv edhe në televizion në emisione të ndryshme. E kam takuar disa herë përgjatë dy dekadave duke filluar prej vitit 1997: te kombinimi i kompetencës me drejtësinë dhe njerëzinë, analisti Bugajski nuk e ka një të dytë.

Janusz Bugajski është figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve. Ngushëllime të përzemërta për familjen e më të dashurit e të ndjerit, si dhe për të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit