spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Vdekja e dëshmitarit kryesor të “Sarajevo Safari”, gazetari kroat me akuza: E eliminoi Vuçiqi

Dyshime serioze janë ngritur pak pas ndarjes nga jeta të Slavko Aleksiqit, një “vojvodë çetnik” i vetëshpallur.

Aleksiq, ish-komandant i një njësie paramilitare, sipas gazetarit hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, ishte në gjendje të mirë shëndetësore deri rreth dhjetë ditë më parë dhe kishte dhënë deklarata publike në mbështetje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Margetiq ka ngritur dyshime serioze për vdekjen e Aleksiqit. Në një deklaratë publike, ai ka thënë se Aleksiqi ishte një nga dëshmitarët më të rëndësishëm lidhur me përfshirjen e dyshuar të Vuçiqit në krime lufte gjatë viteve ’90, përfshirë ato që ai i ka cilësuar si “Sarajevo Safari” në Sarajevë.

Sipas Margetiqit, lajmi për vdekjen e Aleksiqit u shpërnda papritur vetëm disa ditë pasi ai ishte shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd.

“Aleksandar Vuçiq, siç është zakon i tij, po eliminon dëshmitarët. Tani sapo mora vesh se komandanti i tij në Sarajevë ka vdekur ‘magjikisht’ në një spital në Beograd,” tha Margetiq, duke shtuar se, sipas tij, po zhduken dëshmitarët e krimeve të Vuçiqit.

Gazetari pretendon se, pas ndërhyrjes së shërbimit sekret serb (BIA), Aleksiqi ishte transferuar për trajtim në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd, ku, sipas tij, ka ndërruar jetë “në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme”.

Slavko Aleksiq, udhëheqësi çetnik dhe komandant i formacionit paramilitar “Detashmenti çetnik i Sarajevës së re”, vdiq sot në Trebinje në moshën 69-vjeçare, sipas raportimeve të mediave të Bosnjë e Hercegovinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit