Yll Hiseni është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Brod të Shtërpcës, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familja më 10 dhjetor.
Ai kishte dalë nga shtëpia rreth orës 00:30 dhe nuk ishte kthyer më, ndërsa që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për fatin e tij.
Detaje mbi rastin tragjik ka dhënë policia, përmes zëdhënësit rajonal të Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka bërë të ditur se menjëherë pas paraqitjes së rastit është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Person i zhdukur”.
Veseli ka konfirmuar se sot, më 11 dhjetor 2025, rreth orës 13:20, trupi i pajetë i Hisenit është gjetur në një livadh, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij. Vdekja është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.
Ai shtoi se ekipet policore ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe, nën autorizimin e prokurorit, po hetojnë rrethanat e rastit. “Për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, deklaroi Veseli.






