Vazhdon rrëfimi i luftës ballë për ballë në Koshare: Si dëgjova për vrasjen e Agim Ramadanit gjatë luftimeve

Në vazhdimin e rrëfimit të katërt për GazetaKosova.net bashkëluftëtari i dëshmorit të kombit Fadil Maloku “Mortaja”, Jeton Pajaziti, flet për zhvillimet e luftës nga 11 deri më 16 prill të vitit 1999 në Koshare.

Sipas tij, po atë ditë forcat e motorizuara serbe tentonin të lëviznin nga fshati Botushë në drejtim të fshatit Koshare, por u goditën menjëherë me top 75 mm, si dhe me mitraloz PM 12.7 mm, gjë që solli tërheqjen e tyre të menjëhershme.

Ai tregon se në Botushë qëndronte i maskuar një numër i madh ushtarësh serbë, të cilët u sulmuan nga forcat tona.

“Gjithashtu edhe në drejtim të Shkozës kemi sulmuar në forcat e gjalla serbe. Atë ditë janë zhvilluar luftime të ashpra në tërë vijën e frontit ku forcat serbe tentonin me granatime të asgjësonin forcat tona të gjalla dhe ti rikthenin përsëri pozicionet dhe territorin e humbur. Edhe pse ishim me numër shumë pak rezistenca jonë ndaj armikut ishte e mjaftueshme, madje kemi arritur që ta hutojmë armikun dhe nuk dinin se a po luftojnë me UÇK-në, apo me trupa të NATO-së trupat tokësore. Kjo bindje ishte krijuar te armiku gjëja se NATO po lufton në tokë jo veç nga ajri, këto fjalë i kemi dëgjuar në radiolidhje nga vetë serbët”, rrëfen Pajaziti.

Luftëtari thekson se, pavarësisht luftës së mirë nga ana e tyre, atë ditë kishin humbur tre bashkëluftëtarë dhe kishte edhe të plagosur të tjerë, ndërsa armikut, sipas tij, i kishin shkaktuar humbje shumëfish më të mëdha.

“Mungesa e Agimit që nga rënja e tij vërehej, nuk dëgjohej zëri i tij, mirëpo për ne ushtarët është mbajtur sekret e sidomos për ushtarët e ri. Për rënien e Agimit dëshmor unë kam dëgjuar me 14 Prill 1999 nga bashkëluftëtarët. Deri më 16 prill kam vepruar me top 75 mm nga pozicioni i Rrasës në dy drejtime, mirëpo është për tu habitur se forcat serbe edhe gjatë natës kohë pas kohe i granatonin pozitat tona. Më 16 prill 1999 është kërkuar nga Saliu që t’i bashkëngjitesha në luftime Saliut dhe ju bashkëngjita njësisë “Cobra”. Derisa Sali Çekaj me Naser Vllasin kanë biseduar rreth detyrave tona, Saliu ka kërkuar nga një grup të shkojmë me Naserin. Aty në grup isha unë i caktuar së bashku me Arif Malokun dhe Milaim Mazrekun ku sa më parë kërkohej me arrit në vijën e parë të luftimeve që zhvilloheshin luftimet. Posa kemi arritur në afërsi te Kroit të Mehmetit kemi vërejtur se ishte plagosur komandant Skënder Hasanxhekaj në pozicionet sulmuese”.

“Komandant Naseri ishte vendosur në pozicionin mbrojtës unë, Arifi dhe Milaimi jemi vendosur përball tij 10-15 metra largësi ku arrin Komandant Saliu me Milaimin i cili vendoset pran nesh. Milaimi duhej të ishte pranë topit, mirëpo në mungesë të ushtareve Saliu e kishte marr me veti. Arif Maloku ishte në krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë ka arritur Fadil Maloku ”Mortaja” me vrap dhe është vendosur pranë një trupit me një gjatësi afërsisht 1 m dhe trashësi mbi 1 m dhe menjëherë ka hapur zjarr në forcat e armikut ku janë zhvilluar luftime shumë të afërta më pak se 10 metra”, tregon ai.

Ai shton se, pasi komandant Saliu u bind se përballë tyre ishin forcat serbe, dha urdhër që të hapnin zjarr në drejtim të tyre.

Sipas tij, forcat serbe kishin gjithashtu mbështetje të fortë nga artileria.

“Mirëpo distanca e luftimeve ishte aq e afërt sa që ne rezistonim me efikasitet të lartë njëkohësisht nga artileria jonë granatoheshin pozitat serbe, gjatë luftimeve isha afër pozicionit të Arifit. Me sy në të isha kur u qëllua nga snajperisti serb në pjesën e sipërme të buzës dhe fytyrës në anën e djathtë, menjëherë është afrua Milaim Mazreku për ti dhanë ndihmën e parë dhe është bërë tërheqja e tij deri afër Rrasës së Koshares, ndërsa ne kemi vazhduar luftimet me forcat serbe ku ishim në avantazh derisa unë vlerësova se erdhi momenti të bëjë një lëvizje në drejtim të pozicionit të Fadilit në atë moment me kërkohet nga Komandant Saliu që mos të vazhdoja lëvizjen para, mirëpo unë e bëra…”. Vazhdon…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit