Rinumërimi i votave në Pejë po shkon drejt fundit, ku tashmë janë rinumëruar rreth 90 përqind e vendvotimeve.
Nga ky proces, kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Taulant Kelmendi po prin me më së shumti vota minus.
Bazuar nga të dhënat e procesuara deri tash, atij i janë hequr 771 vota.

Pas tij, renditet Xhavit Haliti i PDK’së me -411 vota.
Lista vazhdon me Skënder Thaçin e VV’së me -275 vota, Gramos Agushollin Tek -273 vota minus si dhe Hajdar Beqaj i PDK’së me -166 vota.

Nga AAK, Ali Berisha ka -161 vota, Adil Maloku -151, Arbër Tolaj -144 dhe Arbër Grabovci -117.

Këto rezultate janë nga 123 vendvotime prej 139 sa janë gjithsej në Pejë.
Ndryshe, ditët e fundit janë realizuar dy aksione lidhur me falsifikimin e rezultateve zgjedhore, që kanë përfunduar me mbi 100 të arrestuar.
Një aksion i tillë është zhvilluar sot në Malishevë, ku në ndalim 48 orësh janë 15 kryesues.










