spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Vazhdon prej dy orësh takimi i thirrur nga Kurti me partitë politike

Ka dy orë që ka nisur takimi i liderëve të partive politike, i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Deri më tani, takimi ende nuk ka përfunduar dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Qëllimi kryesor i këtij takimi është gjetja e një zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila obligon partitë që brenda 30 ditësh të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në tryezën e thirrur nga Kurti po marrin pjesë përfaqësues të shumicës së partive politike, përfshirë kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe deputeten Vlora Çitaku, liderin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe shefen e grupit parlamentar Hykmete Bajrami, si dhe deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj.

Në takim janë të pranishëm gjithashtu edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, si dhe përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë.

Nuk dihet ende nëse takimi do të sjellë ndonjë marrëveshje konkrete, ndërsa pritet që pas përfundimit të tij të ketë deklarime për media.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit