Në Pallatin e Drejtësisë po zhvillohet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e ndodhur më 29 nëntor 2023.
Të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – janë të pranishëm në gjykatë.
Në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar dëshmitarë okularë, mjeku që kryeautopsinë, Naim Uka, eksperti Bujar Obertinca dhe ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, ndër të tjerë.
Në seancën e fundit, që u mbajt më 10 tetor, ishte planifikuar që të dëshmonte edhe babai i të akuzuarit Naim Murseli, Shaban Murseli, por ai nuk ishte i pranishëm.






