spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Vazhdojnë thirrjet skandaloze të tifozëve serbë: Mbyte kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla (Video)

Tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë skandale në tribunat sportive.

Diçka e tillë ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen e hendbollit mes Partizanit të Beogradit dhe ekipit kroat, Nekses, e vlefshme për Ligën e Europës.

Media kroate “index.hr” ka publikuar një video ku shihen tifozët e Partizanit të Beogradit, të njohur me emrin “Grobari”, të cilët bëjnë fyerje ekstreme.

Mbyte kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”, ishte njëra prej thirrjeve të huliganëve serbë, mbështetës të klubit Partizani nga Beogradi.

Fyerjet ndaj shqiptarëve janë bërë të zakonshme në tribunat ku përfshihen tifozët serbë.

As këtë herë nuk pati ndërprerje të ndeshjes, ndonëse u bënë thirrje dhe fyerje të rënda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit