Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar te Hani i Elezit, ku qytetarët po presin nga 45 deri në 60 minuta për të dalë nga territori i Kosovës.
Gjendje më e lehtësuar është raportuar në pikat tjera kufitare, ku te Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, pritjet shkojnë deri në 20 – 25 minuta, sipas njoftimit të publikuar.
Sa i përket hyrjes në Kosovë, situata është më e qetë, me përjashtim të pikës së Bërnjakës, ku qytetarët po presin deri në 30 minuta. Në pikat e tjera hyrëse, pritjet nuk i kalojnë 5 minutat.











