spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot pasdite Mitrovicën.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet menjëherë emergjente, njësitë policore dhe njësia e kërkim-shpëtimit me barka, të cilat po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit, edhe në këto orë të vona.

Deri më tani nuk dihen arsyet që e çuan atë drejt këtij akti fatal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit