Vatikani jep një lajm për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut

Vatikani thotë se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të enjten, ndërsa vazhdon të jetë i shtruar në një spital të Romës për trajtimin e pneumonisë në të dy mushkëritë.

Të mërkurën vonë, Vatikani njoftoi për një “përmirësim të lehtë” të gjendjes së Papës 88-vjeçar. Vatikani nuk ka qartësuar nëse Papa vazhdon të konsiderohet në gjendje kritike. Selia e Shenjtë vuri në dukje se një problem me veshkat, për të cilin u njoftua disa ditë më parë, është tejkaluar.

Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt. Qëndrimi i tij në spital është më i gjati që kur u bë Papë.

Ati i Shenjtë është i ekspozuar ndaj infeksioneve të mushkërive, pasi i është hequr një pjesë e mushkërive kur ishte i ri.

Që kur ai u sëmur, katolikët janë mbledhur në qytetin e Vatikanit, vendlindjen e tij në Argjentinë dhe vende të tjera të botës për të mbajtur vigjilje lutjesh.

Françesku u bë papë në vitin 2013 kur paraardhësi i tij, Papa Benedikti, dha dorëheqjen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit