Vasfije Krasniqi ka marrë pjesë në protestën e organizuar në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.
Në një deklarim para protestuesve, ajo theksoi se pjesëmarrja e saj nuk është për individë të caktuar, por për mbrojtjen e vlerave kolektive që i përfaqëson Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Unë sot kam dalur me i mbrojt vlerat kolektive, nuk kam mbrojt për individë, është me vonesë, por shpresoj që të jetë proces i fortë për të mbrojtur vlerat e UÇK-së. UÇK-ja ka qenë ushtri që ka luftuar për të drejtat tona, dhe vlerësimi im nuk ka ndryshuar kurrë për UÇK-në”, tha ajo.










