spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Varrosen 30 nga 59 viktimat në Koçan

Tridhjetë nga 59 personat që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një lokal nate në Koçan u varrosën në këtë qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.

Të afërm që humbën të dashurit e tyre nga zjarri dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë mortore të mbajtur në Varrezën e Qytetit në Koçan.

Me lotë në sy, pjesëmarrësit ndezën edhe qirinj dhe vendosën lule për 30 viktimat që u varrosën.

Ndërkohë, nga 29 personat e tjerë që humbën jetën nga zjarri, pesë tashmë janë varrosur në Shtip, ndërsa ceremonitë mortore do të vazhdojë në qytete të ndryshme të vendit për viktimat e mbetura.

Në orët e para të 16 marsit, në një diskotekë në Koçan shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 170 u lënduan.

Siç njoftohet, aktualisht, hetimet e nisura nga autoritetet përfshijnë 26 persona.

Lokali në fjalë rezulton të ketë vepruar jashtë rregullores dhe nuk ka pasur licencë pune.

Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie pas tragjedisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit